[E FUNDIT] Me 89 vota pro, shpërndahet Kuvendi i Kosovës

22.08.2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot i kanë dhënë fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Sot ishte seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë pasi deputetët, në seancën që ka filluar rreth orës 10:20, kanë votuar pro shpërndarjes së këtij institucioni. Me 89 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës […]

[E FUNDIT] Me 89 vota pro, shpërndahet Kuvendi i Kosovës Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot i kanë dhënë fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Sot ishte seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë pasi deputetët, në seancën që ka filluar rreth orës 10:20, kanë votuar pro shpërndarjes së këtij institucioni.

Me 89 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë shpërndarjen e kësaj legjislature duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo situatë u shkaktua menjëherë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti pas ftesës, që i erdhi nga Gjykata Speciale, si dhe pasi koalicioni qeverisës PAN refuzoi kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi, për ta propozuar mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit duhet të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, me mbi 80 vota.