[E FUNDIT] Mbledhen mjetet e nevojshme për ARMEND SHUKOLLIN
- 25.12.2018
![[E FUNDIT] Mbledhen mjetet e nevojshme për ARMEND SHUKOLLIN](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2018/12/ash.jpg)
Të nderuar qytetarë të Komunës së Suharekës para pak minutave familjar të Armend Shukollit kanë kontaktuar me portalin SuharekaOnline duke dhënë lajmin e mirë që janë mbledhur të gjitha mjetet e nevojshme për Armend Shukollin.
Njëherit falënderojnë të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë duke bërë thirrje që për momentin nuk është e nevojshme të mbledhen mjete të tjera.
Kështu që aksioni i paraparë për nesër nga të Rinjët e Qytetit është ANULUAR.
Kujtojmë se gjatë ditës ishte bërë fushatë masive për ndihmë për Armend Shukollin dhe brenda 1 dite është arritur të mbledhet shuma e nevojshme.