Koalicioni [E FUNDIT] Lëvizja Vetëvendosje ia bënë një ofertë të re LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin kanë vendosur që t’ia bëjnë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë.

Sipas këtyre burimeve LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

Po ashtu sipas kësaj oferte, zv.kryeministri i parë, parashihet t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sipas burimeve të Blic, Albin Kurti është duke e pritur përgjigjen nga ana e kryetarit të LDK-së për të marrë vendim se a do të shkojë në takim me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për tu mandantuar si kryeministër i vendit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.