[E FUNDIT] Goditet një këmbësor në Shirokë, mbetet i vdekur
- 02.01.2019
![[E FUNDIT] Goditet një këmbësor në Shirokë, mbetet i vdekur](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/01/49599650_2079428932367536_2149265316398497792_n-1.jpg)
Një kalimtar rasti ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e një goditje që ka marrë nga nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur në Shirokë dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë e policisë. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve tona bëhet fjalë për një person 81 vjeqar S.H( emër i njohur për redaksinë).
Këtë e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka bërë të ditur se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa i dyshuari është arrestuar.
“Rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Shirokë të Suharekës. Një këmbësor ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes pasi është goditur nga vetura, dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari. Viktima është i lindur më 1938”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.