[E FUNDIT] Kurtesh Fondaj u intervistua si dëshmitar nga Gjykata Speciale

22.05.2019

Javë më parë u bë e ditur se shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale për ish-pjestar, ish-komandanta të UÇK-së madje edhe gazetar. Deri më tani në Komunën e Suharekës ftesa të tilla kanë pranuar ish-kryetari, Blerim Kuçi, asambleisti Bashkim Ndreca, Remzi Shala, Agim Kuçi. E një ftesë nga kjo gjykatë […]

[E FUNDIT] Kurtesh Fondaj u intervistua si dëshmitar nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Javë më parë u bë e ditur se shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale për ish-pjestar, ish-komandanta të UÇK-së madje edhe gazetar.

Deri më tani në Komunën e Suharekës ftesa të tilla kanë pranuar ish-kryetari, Blerim Kuçi, asambleisti Bashkim Ndreca, Remzi Shala, Agim Kuçi.

E një ftesë nga kjo gjykatë e ka pranuar edhe njëri nga ish-komandantët e Brigadës 123, Kurtesh Fondaj nga fshati Peqan. Në një bisedë telefonike për portalin SuharekaOnline Fondaj ka treguar se është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje është paraqitur më datën 18 dhe 19 maj në cilësinë e dëshmitarit.

Kurtesh Fondaj ishte drejtor i Urbanizmit në qeverisjen e Blerim Kuçit ndërsa tash është i angazhuar si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi”.