Kryeministri Kurti e Ministri Vitia në konferencën urgjente kanë treguar se 2 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Konferenca ka ardhur menjëherë pas takimit të kryeministrit Kurti me presidentin Thaçi.

Ndryshe më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani, në Kosovë të konfirmuar me koronavirus Covid-19 ka rezultuar me dy të infektuar një 20 vjeçare shtetase italiane dhe një 77 vjeçar nga Vitia.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme. Ai tha se nga 15 raste të testuara, dy raste kanë rezultuar pozitiv.

Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara.

Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet.