[E FUNDIT-VIDEO] DORËHIQET Ramush Haradinaj, ftohet nga Specialja

19.07.2019

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit. Ai në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, si i dyshuar i saj. Haradinaj ka thënë se po jep dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që në Hagë po […]

[E FUNDIT-VIDEO] DORËHIQET Ramush Haradinaj, ftohet nga Specialja Foto: Ilustrim

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, si i dyshuar i saj.

Haradinaj ka thënë se po jep dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që në Hagë po dëshiron të shkojë si ‘Ramush’, për t’u përballur me akuzat e kësaj gjykate.

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri.

Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja.  Javën tjetër do të kem paraqitje”, është shprehur ai.

“E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit.  Kosova është vend multi-etnik. Është e paprekshme të preket territori”.

“Mendojë se është shumë gabim që Kosovës ti kërkohet një cmim, është gabim prej lidershipit të Kosovës të bëjën pazare”, është shprehur ai.