[E FUNDIT] Arrestohet Remzi Shala, i kërkuari nga Gjykata Speciale

24.05.2019

Remzi Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe”, në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale, është arrestuar sot rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Shirokë. Arrestimin e Remzi Shalës e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Natal […]

[E FUNDIT] Arrestohet Remzi Shala, i kërkuari nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Remzi Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe”, në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale, është arrestuar sot rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Shirokë.

Arrestimin e Remzi Shalës e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Natal Bullakaj, i cili tha se ishte njoftuar nga Gjykata për arrestimin e Remzi Shalës. Bullakaj për portalin SuharekaOnline ka konfirmuar se Remzi Shala është arrestuar dhe se në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës.

Më parë Avokati i Shalës, Natal Bullakaj kishte deklaruar se nuk ka pasur kontakt me klientin e tij, prej se është bërë publike ftesa nga Prokuroria e Specializuar për të. Ndërsa, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte marrur vendim për anulimin e seancës së ardhshme, të cilët e kishin caktuar për datën 11 janar, dhe seanca e ardhshme do të caktohet vetëm pas sigurimit të prezencës së të akuzuarit./suharekaonline.com/