[E Fundit] 3 të vdekur në Duhël gjatë një aksidenti

16.03.2019

Para pak çastesh, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës në rrugën për në Carralevë, ka ndodhur një aksident në të cilin kanë vdekur tre persona. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamion, ku shihet se njëri kamion është rrokullisur. 3 personat që mbetën të vdekur janë S.T […]

[E Fundit] 3 të vdekur në Duhël gjatë një aksidenti Foto: Ilustrim

Para pak çastesh, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës në rrugën për në Carralevë, ka ndodhur një aksident në të cilin kanë vdekur tre persona.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamion, ku shihet se njëri kamion është rrokullisur.

3 personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998, V.H viti i lindjes 1999 (emra të njohur për redaksinë).

3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani).

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë e zjarrfikësve, policisë së Kosovës dhe ndihma e shpejtë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës, në rrugën për në Carralevë.

Aaksidenti ka ndodhur në mes të një makine të tipit Golf 6 dhe dy kamionëve, ku mbetën të vdekur 3 persona, si dhe janë shkaktuar kolona të gjata. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.