Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë rrezet e diellit, pasi vranësirat e pakta të mëngjesit do t’i lënë vendin një qielli të pastër gjatë pjesës më të madhe të ditës.​

Temperaturat do të lëvizin nga 7°C në orët e hershme të mëngjesit deri në një maksimum prej 15°C rreth mesditës, duke krijuar një atmosferë tipike pranverore.

Megjithatë, pas perëndimit të diellit, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, ku rreth mesnatës pritet që termometri të shënojë deri në 3°C.