E diela me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat maksimale deri në 11°C

30.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë ditës së dielë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell. IHMK-ja ka njoftuar se vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin […]

E diela me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat maksimale deri në 11°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë ditës së dielë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

IHMK-ja ka njoftuar se vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.