E diela me diell dhe rritje temperaturash, nga e hëna mot i paqëndrueshëm

para 23 dite

Dita e diel pritet të sjellë intervale të gjata me diell në të gjithë vendin. Megjithëse gjatë pasdites mund të ketë kalime vranësirash, nuk parashikohen reshje shiu.

E diela me diell dhe rritje temperaturash, nga e hëna mot i paqëndrueshëm

Temperaturat do të vijojnë të rriten, duke arritur maksimumin deri në 23°C dhe 24°C. Kjo fundjavë ofron mundësi të shkëlqyera për aktivitete në natyrë dhe shijim të motit të ngrohtë pranveror.

Megjithatë, sipas parashikimeve, moti do të ndryshojë ndjeshëm nga dita e hënë. Edhe pse do të ketë intervale me diell, gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullima në disa pjesë të vendit. Kjo kërkon kujdes nga qytetarët, veçanërisht ata që planifikojnë aktivitete në orët e pasdites.

Sa i përket temperaturave, dita e hënë do të shënojë një rritje të lehtë deri në 25°C. Por, ky ngrohje do të jetë jetëshkurtër, pasi temperaturat pritet të zbresin lehtësisht në 19°C dhe 20°C në ditët në vijim. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 7°C dhe 10°C, duke treguar një freski të lehtë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, me shpejtësi që varion nga 4 deri në 10 metra në sekondë.

Etiketat

Ofertat e fundit