Dyshohet për vetëvrasje në oborr të QKUK-së

para 31 dite

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në mëngjes ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.

Dyshohet për vetëvrasje në oborr të QKUK-së

Gazeta Sinjali raporton ekskluzivisht se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u varur me kabllo elektrike brenda një objekti të QKUK-së. Trupi i saj u vërejt nga punëtorë shëndetësorë në hapësirat e jashtme të qendrës spitalore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se autoritetet u njoftuan menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, hetuesia dhe ekipi i mjekësisë ligjore për të nisur hetimet.

Rrethanat e sakta dhe motivet e mundshme që çuan në këtë akt tragjik janë ende të panjohura dhe po hetohen nga autoritetet kompetente.

Etiketat

Ofertat e fundit