Dyshimet për kriptovaluta dergojnë në zbulimin e armës me leje të skaduar në Malioshevë

30.04.2025

Një bastisje e kryer të martën në fshatin Lladroviq të Malishevës, nën dyshimet për praninë e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave, ka rezultuar me zbulimin e një arme gjahu me leje të skaduar, raporton Gazeta Sinjali.Një bastisje e kryer të martën në fshatin Lladroviq të Malishevës, nën dyshimet për praninë e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave, ka rezultuar me zbulimin e një arme gjahu me leje të skaduar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të konfirmuara, më 29 prill 2025, Policia ka ndërmarrë një operacion kontrolli në pronën e 69-vjeçarit Xhevat Bardhi, pas informacioneve se në atë lokacion mund të gjendeshin pajisje të jashtëligjshme për “mining” kriptovalutash.

Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të teknologjisë së kërkuar për prodhimin e monedhave digjitale. Megjithatë, operacioni ka çuar në gjetjen e një arme gjahu dhe një sasi fishekësh. Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se leja e posedimit për armën e zbuluar kishte kohë që kishte skaduar.

Lidhur me këtë gjetje, Prokuroria është njoftuar menjëherë për rastin. Pas marrjes së njoftimit, Prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës së gjahut dhe ka iniciuar procedurat ligjore penale ndaj poseduesit për veprën penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet lidhur me këtë rast pritet të vazhdojnë nga organet kompetente.