Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, LDK dorëzon nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

06.09.2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar të mërkurën se kanë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë […]

Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, LDK dorëzon nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar Foto: Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar të mërkurën se kanë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha, është pikënisje për gjithçka.

“Çka është bërë me rezervat shtetërore? Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave? Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme. Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen janë arrestuar në mes të gushtit nën dyshimet për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore. Fillimisht atyre iu është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa më pas Apeli ka pranuar ankesat e tyre dhe i ka liruar për t’u mbrojtur në liri.