Dyfishohet çmimi për paraqitjen e testit të patentshoferëve

Sot është marrë vendim për rritjen e çmimeve për paraqitjen e testit dhe vozitjes për patëntshoferë.

Gazeta Blic, ka siguruar vendimin, teksa shihet se është dyfishuar çmimi për secilën kategori të patëntëshoferëve, si për paraqitjen e testit, po ashtu edhe të vozitjes.

Çmimi prej 10 euro sa ishte për paraqitjen e testit për marrjen e patentëshoferëve të kategorisë B, tanimë është rritur në 20 euro.

Njëjtë është marrë vendim, që për këtë kategori të dyfihohet çmimi për paraqitjen e vozitjes.

Po ashtu, tanimë edhe çmimi i paraqitjes së vozitjes dhe testit për ketagorinë C, është rritur në 30 euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.