Dy vetura nga Kosova aksidentohen në Milot, ka të lënduar

28.05.2024

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së martës pranë Urës së Zogut në Milot, Shqipëri.

Dy vetura nga Kosova aksidentohen në Milot, ka të lënduar Foto: Ilustrim

Siç shihet nga pamjet, dy veturat janë me targa të Kosovës.

ABC News raporton se dy automjetet janë përplasur në Rrugën e Kombit, teksa i plagosur ka mbetur një shtetas nga Kosova.

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.