Dy të vdekur dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13.08.2022

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19. Sot janë shëruar 1,265 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 256,582. Në total numri i rasteve aktive është 6,527. Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha […]

Dy të vdekur dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19.

Sot janë shëruar 1,265 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 256,582.

Në total numri i rasteve aktive është 6,527.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.957 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.823 doza të treta dhe 1,599 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.