Dy të vdekur dhe mbi 190 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

31.08.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 926 testime 191 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është […]

Dy të vdekur dhe mbi 190 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 926 testime 191 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 266,955.

Në total numri i rasteve aktive është 1,325.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.002 doza të treta dhe 1,719 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.