Dy të vdekur dhe 42 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë

16.10.2020

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393. IKSHPK gjithashtu njofton se brenda 24 ore në vendin tonë janë raportuar dy raste të vdekjes nga […]

Dy të vdekur dhe 42 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë Foto: Ilustrim

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

IKSHPK gjithashtu njofton se brenda 24 ore në vendin tonë janë raportuar dy raste të vdekjes nga koronavirus,  (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK), transmeton SuharekaOnline.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Në komunën e Suharekës sot janë identifikuar dy ratse të reja me COVID-19, një në fshatin Gjinoc dhe një në fshatin Leshan, shkruan SuharekaOnline.