Dy të shëruar dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të shëruar dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

19.07.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,421 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 3 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,906 raste prej 703,080 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,264 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (1), Ferizaj (1) dhe Prishtinë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 2 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,538.

LEXO EDHE:  Klinika Infektive e përgatitur për rritjen e rasteve me COVID – Vishaj optimist: Nuk do të ketë mbyllje

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Podujevë (1) dhe Pejë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 104.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit