Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 14 testime për COVID-19, prej të cilave asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
MSH-ja poashtu, bën të ditur se në Kosovë aktualisht janë 2 raste aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani në Kosovë janë administuar 1.836.782 doza të vaksinës anti-COVID.
- Doza e parë- 904.460
- Doza e dytë- 824.901
- Doza e tretë- 105.367
- Doza e katërt- 1.866

Gjatë 24 orëve të fundit fatmirësisht në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.