Dy orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdare për të dalë nga Kosova

05.01.2023

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë. Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve […]

Dy orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdare për të dalë nga Kosova Foto: Traffic on Lion's Gate Bridge at night

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 08:48) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 120-130 minuta, ndërsa, kolonat janë 1500 metra.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 120 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 1000 metra.