13.06.2019, 22:01

Tre inxhinierë të Suharekës u anëtarësuan sot në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar tetë anëtarët e rinj të partisë.

Bëhet fjalë për shtatë inxhinierë dhe një skulptor. Kurti në postimin e tij tha se me të rinjtë e shkolluar po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës. Ata janë:

Zgjim Bajraktari nga Suhareka, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i Komunikacionit dhe Transportit.

Artrit Dili nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i kompjuterikës, me profesionin programer softueri.

Ledjon Behluli nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i elektronikës, me profesionin programer softueri.

Ardian Buzhala nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit.

Ramush Murati nga Gjilani, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

Gazmend Krasniqi nga Malisheva, Akademia e Arteve në UP, drejtimi i skulpturës.

Artan Krasniqi nga Malisheva, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë-Termoteknikë, student në Master.

Ermal Masurica nga Dardana (Kamenica), Fakulteti i Makinerisë në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj i bashkohet fushatës së vetëdijesimit në trafik
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.