Dy ditë para zgjedhjeve Mustafa mbledh kryesinë

Dy ditë para zgjedhjeve Mustafa mbledh kryesinë

LDK-ja të shtunën e 3 gushtit do të mbajë kuvendin zgjedhor. Kjo javë është shumë e rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ashtu si të gjitha partitë e tjera që janë mobilizuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, njëjtë ka ngjarë edhe me LDK-në.

Mirëpo, të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin e përgjithshëm të saj, në të cilën do të zgjedhet kryetari i ri. Për sot, LDK ka ftuar në një mbledhje kryesinë aktuale e cila do të takohet në ora 13:30.

Mbledhja do të kryesohet nga kryetari Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Ndryshe, ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të garojë përsëri për kryetar të LDK-së.

Emrat e kandidatëve të tjerë do të bëhen të ditur ditën e mbajtjes së kuvendit të LDK-së.

RAPORTO