Dy ditë pa asnjë të prekur me Covid-19 në Prizren

28.05.2020

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se tash e dy ditë nuk është identifikuar asnjë rast i ri me koronavirus. Sipas Shehut, dje janë bërë 42 teste, të gjitha negative. “Sot, ne Komunen e Prizrenit jane bere 42 teste, te gjithe rastet jane gjurmime te kontakteve. Eshte dita […]

Dy ditë pa asnjë të prekur me Covid-19 në Prizren Foto: Hallka

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se tash e dy ditë nuk është identifikuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Sipas Shehut, dje janë bërë 42 teste, të gjitha negative.

“Sot, ne Komunen e Prizrenit jane bere 42 teste, te gjithe rastet jane gjurmime te kontakteve. Eshte dita e dyte radhazi qe nuk kemi asnje rast pozitiv me COVID-19.

Shpresoje te vazhdojme me kete trend edhe ne ditet ne vijim”, tha ai.