LVV
PDK
LDK
AAK

Durmishi: Uji rrjedh sërish në kanalin e Ibër-Lepencit, një fitore e madhe për qytetarët

para 34 dite

Pas një periudhe të vështirë dhe pasojave të një sulmi terrorist që kërcënoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike të një pjese të madhe të vendit, sot zyrtarisht është rivendosur funksionaliteti i plotë i kanalit të Ibër-Lepencit.

Durmishi: Uji rrjedh sërish në kanalin e Ibër-Lepencit, një fitore e madhe për qytetarët

Këtë lajm të gëzueshëm e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuuan në riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga sulmi. “Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka deklaruar Durmishi.

Riparimi i kanalit të Ibër-Lepencit ishte një prioritet absolut për institucionet e vendit, pasi ai luan një rol kyç në furnizimin me ujë të disa qyteteve dhe në procesin e ftohjes së termocentraleve. Sulmi në këtë infrastrukturë vitale ishte cilësuar si një akt terrorist me pasoja të rënda për vendin.

Me rivendosjen e funksionalitetit të kanalit, qytetarët mund të kenë më në fund një ndjenjë normale dhe të mos shqetësohen më për furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Ky sukses është rezultat i përpjekjeve të bashkuara të shumë palëve, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit në momente të vështira.

Etiketat

Ofertat e fundit