Durmishi: 37% e rrugëve nuk kanë kontrata për sinjalistikë

27.08.2021

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka mbajtur konferencë për media, e cila i’u dedikua sigurisë në trafikun rrugor dhe infrastrukturës rrugore. Në këtë konferencë kanë marrur pjesë zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe nënkolonel Jeton Rexhepi – Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor. Në këtë konferencë është […]

Durmishi: 37% e rrugëve nuk kanë kontrata për sinjalistikë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka mbajtur konferencë për media, e cila i’u dedikua sigurisë në trafikun rrugor dhe infrastrukturës rrugore.

Në këtë konferencë kanë marrur pjesë zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe nënkolonel Jeton Rexhepi – Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.

Në këtë konferencë është thënë se rreth 40 për qind e rrugëve në Kosovë nuk janë të mbuluara me kontratë për sinjalistikë.

Gjithashtu është bërë e ditur se në dy javët e fundit në vend janë shqiptuar dhjetë gjoba për kompanitë që punojnë në ndërtim të rrugëve.

Këto dy institucione kanë bërë thirrje tek kompanitë të cilat punojnë në ndërtimin e rrugëve që të kenë kujdes dhe se t’i respektojnë kushtet e kontratës.

Në fjalimin e tij zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka theksuar se shumë vende ku po kryhen punimet kanë mbetur të pasiguruara si dhe të njëjtave sinjalistika e duhur u mungon.

Durmishi ka njoftuar se 37 për qind e rrugëve nuk janë të mbuluara me kontrata për sinjalistikë, pasi që sipas tij nuk ka pasur kontrata prej vitit 2017 e deri më tani.

Më tutje ai ka bërë të ditur se kanë shpallur tenderin për sinjalistikë dhe se është në procedura të mëtutjeme, duke shtuar se besojnë që së shpejti do të përfundohen këto procedurat e prokurimit për shkak që t’i nënshkruajnë këto kontrata.

Zëvendësministri Durmishi ka shtuar se kanë rritur numri e inspektimeve, ku edhe kanë filluar shqiptimin e gjobave për ata që nuk zbatojnë kushtet e kontratës.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, nënkolonel Jeton Rexhepi, ka thënë se Policia e Kosovës ka bërë inespektimin e të gjitha punimeve, duke shtuar se janë rreth 50 inspektime.

Rexhepi ka bërë të ditur se deri më tani janë 10 gjoba që janë realizuar ndaj përgjegjësve që nuk kanë sinjalizimin e mjaftueshëm dhe të duhur për t’i siguruar pjesëmarrësit në trafikun rrugor.