“Duhet punuar shumë të ndalim largimin e mjekëve nga Kosova”

16.02.2022

Si rezultat i pagesës jo të mirë e gjëra të tjera kanë bërë që një numër i konsiderueshëm i mjekëve ta lënë vendin e tyre dhe të shkojnë në shtetet tjera të botës për një jetesë më të mirë. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se shëndetësia në Kosovë është në krizë, […]

“Duhet punuar shumë të ndalim largimin e mjekëve nga Kosova” Foto: Ilustrim

Si rezultat i pagesës jo të mirë e gjëra të tjera kanë bërë që një numër i konsiderueshëm i mjekëve ta lënë vendin e tyre dhe të shkojnë në shtetet tjera të botës për një jetesë më të mirë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se shëndetësia në Kosovë është në krizë, kjo si shkak i ikjes së mjekëve.

“Ne nuk mund t’i ndalim mjekët kosovarë të mos largohen nga Kosova, ky problem është edhe tek shtetet e rajonit, probleme ka Sllovenia, Kroacia, Rumania, Shqipëria etj. Ne nuk mund të dimë se çka do të ndodh, nuk është vetëm çështja e pagave për të ndal ikjen, por pozita e mjekut në sistem.

Ne duhet të punojmë të zvogëlojmë ikjen e mjekëve”, tha ai për RTK.

Po ashtu, sipas Sejdiut tani për tani s’ka shumë lëvizje pozitive për ndaljen e ikjeve të mjekëve nga Kosova.

Gjithashtu, ai ka shtuar se mjekë të dalin në pension me 90 euro është absurde.

“Ne sot jemi të amortizuar, me alarmin për ikjen ne nuk po i destimulojmë ata, por shteti dhe sistemi po i destimulojnë mjekët e Kosovës për ikje prej Kosove”, tha ai.