Dugolli: Edhe ish-shefi i njësisë speciale në veri në kërkim nga Interpoli

07.12.2023

Përveç Radoiçiçit, ish shefi i njësisë speciale në veri Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republkës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Enver Dugolli, nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës në një […]

Dugolli: Edhe ish-shefi i njësisë speciale në veri në kërkim nga Interpoli Foto: Ilustrim

Përveç Radoiçiçit, ish shefi i njësisë speciale në veri Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republkës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Enver Dugolli, nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës në një postim në Facebook.

“Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar tutje Dugolli.

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojiçiq, në lidhje me agresionin e kryer nga Serbia ndaj Kosovës në Banjskë, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lajmin për fletarrestimin ndaj Radojiçiqit e bëri të ditur Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.