Ky çmim ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë dhe konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për autorët dhe skenaristët.Pas pranimit të çmimit, Basholli deklaroi se filmi ka një domethënie të veçantë personale, pasi rrëfen një histori të ndjeshme të vendosur në Kosovën e kohës së luftës.

Ajo theksoi se puna në skenar ka qenë sfiduese, ndërsa përzgjedhja e filmit mes mbi 1050 aplikimeve e bën suksesin edhe më të rëndësishëm.Premiera e filmit në Kanë u prit me duartrokitje të gjata nga publiku. Filmi sjell historinë e një adoleshenteje që përballet me frikën, luftën dhe përpjekjen për të ruajtur ëndrrat dhe dinjitetin në kohë të vështira.

Pas suksesit në Kanë, filmi ka marrë ftesa për pjesëmarrje edhe në festivale të tjera ndërkombëtare.