Drejtori i Policisë pas arrestimeve të 50 zyrtarëve policorë: Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje

14.03.2022

“Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, sepse dje kanë qenë 50 zyrtarë policor që janë dyshuar për korrupsion ose për mitmarrje. Fakti që policia edhe institucionet e shtetit e kanë fuqinë dhe mundësinë  dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin. Duhet të ndihemi më mirë sot, se dje”, tha Mehmeti. Ndër të […]

Drejtori i Policisë pas arrestimeve të 50 zyrtarëve policorë: Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje Foto: Ilustrim

“Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, sepse dje kanë qenë 50 zyrtarë policor që janë dyshuar për korrupsion ose për mitmarrje. Fakti që policia edhe institucionet e shtetit e kanë fuqinë dhe mundësinë  dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin. Duhet të ndihemi më mirë sot, se dje”, tha Mehmeti.

Ndër të tjerash, në një konferencë të jashtëzakonshme të prokurorisë, Mehmeti tha se hetimi ka filluar para një viti.

“Nuk është ndjenjë e mirë kur korruptohet polici. Ky hetim ka filluar para një viti. Janë arrestuar zyrtarë që janë të korruptuar”.

Mehmeti poashtu theksoi se puna në pikat kufitare po vazhdon dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet pas zëvendësimit me zyrtarë të tjerë policorë.

“Siguria është në nivelin maksimal, janë zëvendësuar zyrtarët policorë dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet të shkojë. Të arrestuar janë zëvendësuar me zyrtarë të tjerë policorë”.