Drejtori i Policisë: Kemi dërguar kapacitetet dhe aftësinë për sigurim të mbrojtjes ndaj të akuzuarve në Gjykatën Speciale

12.10.2021

Gjatë këtij raportimi në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, drejtori Mehmeti është pyetur lidhur me ofrimin e kapaciteteve dhe aftësin e Policisë së Kosovës për të sigurar mbrojtje ndaj të akuzuarve në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka dërguar kapacitetin, aftësinë e tyre dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me […]

Drejtori i Policisë: Kemi dërguar kapacitetet dhe aftësinë për sigurim të mbrojtjes ndaj të akuzuarve në Gjykatën Speciale Foto: Ilustrim

Gjatë këtij raportimi në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, drejtori Mehmeti është pyetur lidhur me ofrimin e kapaciteteve dhe aftësin e Policisë së Kosovës për të sigurar mbrojtje ndaj të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka dërguar kapacitetin, aftësinë e tyre dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me kusht për të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

“Besoj që opinioni publik tashmë e din që neve na u janë bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresuar kërkesat nga avokatët mbrojtës… Ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasur dëshirë që të na kurseni neve dhe tua bëni Dhomave të Specializuara.

Unë u përgjigja që avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesa për kushtet për lirim me kusht. Ne i kemi dërguar kapacitetin, aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me kusht…”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, kujtojmë se Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë urdhëruar Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.