Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Policët do të vazhdojnë të punojnë nga 12 orë

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj pas raportimit në Komisionin për Siguri, ku ka raportuar  për menaxhimin e pandemisë nga ky institucion, tha se do të punojnë me orarin e njëjtë nga 12 orë.

Qalaj tha se ende nuk ka një vendim për orarin e punës, por që do të vazhdojnë të punojnë me këtë orar.

Ai ka folur edhe për hetimin ndaj dy zyrtarëve të Policisë që nuk respektuan vendimet e Qeverisë gjatë pandemisë, duke shtuar se ende hetimet janë në fazën fillestare, raporton EO.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.