Drejtoresha amerikane e Peace Corps qëndron në Kosovë, me vonë do të takohet me Osmanin

29.05.2024

Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Drejtoresha amerikane e Peace Corps qëndron në Kosovë, me vonë do të takohet me Osmanin Foto: Ilustrim

Spahn do të ketë një serë takimesh të nivelit shtetëror, përfshirë dhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Takimi do të fillojë në ora 15:00, bën të ditur Presidenca.

Përgjatë takimit pritet të diskutohen tema relevante me sigurinë, paqen dhe bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-SHBA.

Dje, Spahn qëndroi në Shqipëri, ku u takua me presidentin Bajram Begaj.

Begaj përcolli urimet për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e fushës dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.