Dorëzohet peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit

17.07.2019

Në Kuvendin e Kosovës po dorëzohet një peticion, ku po kërkohet që t’i jepet fund obligimit për homologim. Atë tashmë e kanë nënshkruar mbi 10 mijë persona, peticion ky që është zhvilluar online. Peticioni ka nisur nga ekonomisti Hekuran Murati, pas debatit në parlamentin e Kosovës për homologimin e automjeteve, ku po kërkohet që t’i […]

Dorëzohet peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit Foto: Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës po dorëzohet një peticion, ku po kërkohet që t’i jepet fund obligimit për homologim.

Atë tashmë e kanë nënshkruar mbi 10 mijë persona, peticion ky që është zhvilluar online.

Peticioni ka nisur nga ekonomisti Hekuran Murati, pas debatit në parlamentin e Kosovës për homologimin e automjeteve, ku po kërkohet që t’i jepet fund obligimit për homologim.

Në këtë peticion thuhet se prishja e monopolit nuk mjafton, por është duke u kërkuar që parlamenti të ndryshojë Ligjin për Automjete.