Dorëzohet një aktakuzë e re në Gjykatën Speciale, nis shqyrtimi i saj

28.04.2020

Është caktuar gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vendosë rreth një aktakuze të re të Speciales, përmbajtja e së cilës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake. Përmes një njoftimi për shtyp të Dhomave të Specializuara të Kosovës është bërë e ditur se Prokurori i […]

Dorëzohet një aktakuzë e re në Gjykatën Speciale, nis shqyrtimi i saj Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Është caktuar gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vendosë rreth një aktakuze të re të Speciales, përmbajtja e së cilës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Përmes një njoftimi për shtyp të Dhomave të Specializuara të Kosovës është bërë e ditur se Prokurori i specializuar i Gjykatës Speciale nis procedim penal të ri.

“Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e njoftoi sërish Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar.

Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake” thuhet në njoftim.