Donika Kadaj Bujupi dhe dy fëmijët e saj rezultojnë pozitiv me COVID-19

05.08.2020

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vet deputetja duke treguar që është vetëizoluar “Dje kam rezltuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të […]

Donika Kadaj Bujupi dhe dy fëmijët e saj rezultojnë pozitiv me COVID-19 Foto: Ilustrim

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet deputetja duke treguar që është vetëizoluar

“Dje kam rezltuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale” ka shkruar Kadaj Bujupi.