Donald Trump infektohet me COVID-19, flet mjeku i tij për gjendjen shëndetësore

02.10.2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus. Këtë e ka konfirmuar vet Presidenti Trump duke thënë se: “Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19. Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit […]

Donald Trump infektohet me COVID-19, flet mjeku i tij për gjendjen shëndetësore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet Presidenti Trump duke thënë se: “Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19. Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë”

Pasi që rezultuan pozitivë me coronavirus, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, lëshoi një deklaratë mbi gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe të Zonjës së Parë.

“Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë deri sa të ‘rimëkëmben’”, tha Conley.

“Unë pres që Presidenti të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit të tij”, theksoi mjeku.