[DOKUMENT] Shkarkohet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

02.02.2019

Sot, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori vendim që të shkarkojë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo i cili është me nacionalitet serb, Partia Socialdemokrate, i ka vënë kusht kryeministrit, që të shkarkohet ky ministër, për ndryshe nuk do të votojmë projektligjin për paga, dhe Buxhetin e vitit 2019. Njoftimin për shkarkimin […]

[DOKUMENT] Shkarkohet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Foto: Ilustrim

Sot, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori vendim që të shkarkojë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo i cili është me nacionalitet serb, Partia Socialdemokrate, i ka vënë kusht kryeministrit, që të shkarkohet ky ministër, për ndryshe nuk do të votojmë projektligjin për paga, dhe Buxhetin e vitit 2019.

Njoftimin për shkarkimin e Nenad Rikalo-s e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ai tha se z.Rikalo shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në njoftimin në Facebook nga kryeministri, Haradinaj tha se: Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur. RH