[DOKUMENT] Qeveria e Kosovës e ka publikuar raportin 100 ditor të qeverisjes

Qeveria e Kosovës e ka publikuar raportin 100 ditor të qeverisjes.

Në këto 100 ditë, në fjalën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, theksohet marrja e 200 vendimeve.

Në këto vendime hyn, zvogëlimi i pagave të kabinetit, përgjysmimi i pagave, ulja e shpenzimeve dhe privilegjeve dhe parandalimi i keqpërdorimi i parasë publike.

Ky raport paraqet punën gjatë periudhës 4 shkurt – 6 maj 2020, nga ana e Qeverisë, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 3 shkurt 2020.

Në të paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.

➡️ RAPORTI 100 DITË

LEXO EDHE:  Hoti: Nëse MSH edhe IKSHPK kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do ta kërkoj miratimin e juaj