[DOKUMENT] Komuna pagoi 5000 EURO për ekskursion dhe 2 bileta për Gjermani
- 12.11.2018
![[DOKUMENT] Komuna pagoi 5000 EURO për ekskursion dhe 2 bileta për Gjermani](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2018/11/airoport.jpg)
Në një raport të siguruar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për komunën e Suharekës për vitin 2015 shihen shumë parregullsi ndër to keqpërdorimi i parasë publike duke paguar për udhëtimin dhe akomodimin e personave që nuk ishin të punësuar në administratën komunale.
Si dhe në një të gjetur tjetër të ZKA-së thuhet se për ekskursion të punëtorëve të Komunës kishte paguar hiq më pak se 5000 EURO nga paraja publike duke akomoduar kështu 125 punëtorë të komunës në Shqipëri.