[DOKUMENT] Komuna kishte “blerë” deri 490€ pajisjen që kushton 5€

14.11.2018

Specifikacioni teknik për furnizim me pajisje teknologjisë informative nuk përkonte me nevojat reale të komunës, ngase pajisjet e furnizuara nuk ishin kërkuar/miratuar nga drejtorët e drejtorive. Një analizë e blerjeve të pajisjeve për TI ka treguar se furnizimet për TI ishin bërë me çmime shumëfish më të shtrenjta kundrejt çmimeve të tregut. Operatori fitues ka […]

[DOKUMENT] Komuna kishte “blerë” deri 490€ pajisjen që kushton 5€ Foto: Ilustrim

Specifikacioni teknik për furnizim me pajisje teknologjisë informative nuk përkonte me nevojat reale të komunës, ngase pajisjet e furnizuara nuk ishin kërkuar/miratuar nga drejtorët e drejtorive.

Një analizë e blerjeve të pajisjeve për TI ka treguar se furnizimet për TI ishin bërë me çmime shumëfish më të shtrenjta kundrejt çmimeve të tregut. Operatori fitues ka ofruar pajisje të specifikave të larta për vetëm 5€, prej të cilave asnjë nuk është blerë, ndërsa janë blerë ato me performanca më të ulëta me çmime deri në 490€.

Kjo praktikë ishte e shprehur në më shumë raste për blerjet e pajisjeve të TI. Kjo ka ndodhur për shkak kontrolleve të dobëta të prokurimit dhe Menaxhmenti nuk kishte shpjegime pse praktika të tilla janë zbatuar.

Kontratat e pa specifikuara qartë dhe kontratat e miratuara me çmime të dyshimta, në mënyrë domethënëse rrisin rrezikun për mashtrim dhe marrëveshje të fshehta në mes të stafit dhe furnizuesve. Po ashtu, kjo rezulton me humbje të konsiderueshme financiare për komunën.