[DOKUMENT] Këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID

06.04.2021

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër (e mërkurë), 07 prill. Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00, raporton SuharekaOnline. Gjithashtu, institucionet publike dhe ato private të arsimit parauniversitar dhe […]

[DOKUMENT] Këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër (e mërkurë), 07 prill.

Si masë kundër COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore nga ora 22:00 deri më 05:00, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, institucionet publike dhe ato private të arsimit parauniversitar dhe universitar do të kalojnë me mësim online deri më datë 18 prill.

Qeveria e Kosovës ndër tjerash ka vendosur që të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Poashtu, shërbimet e gastronomisë do të pezullohen nga e mërkura deri më 18 prill, 2021.

Më poshtë i gjeni vendimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat vlejnë për të gjithë vendin.