[DOKUMENT] Arrihet ‘marrëveshje’ SBASHK – Qeveri, nesër pritet zyrtarizimi!
- 31.01.2019
![[DOKUMENT] Arrihet ‘marrëveshje’ SBASHK – Qeveri, nesër pritet zyrtarizimi!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/01/jaaa-1-780x439.jpg)
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur që është arritur “marrëveshje” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SBASHK-ut për rritjen e koeficientit.
Sipas burimeve zyrtarizimi i kësaj “marrëveshje” pritet të bëhet ditën e nesërme nga të dyja palët. Sipas kësaj greva e mësimdhënësve do të përfundonte në ditën e 14 të saj.

Sipas burimeve oferta që qeveria i ka bërë SBASHK-ut rrit dukshëm rrogat e mësimdhënësve edhe pse një marrëveshje e tillë ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.