Dogana parandalon kontrabandë me produkte ushqimore me vlerë mbi 10 mijë euro

17.11.2025

Njësitë e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë parandaluar dje kontrabandën e produkteve ushqimore me vlerë mbi 10,000 euro në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë.

Dogana parandalon kontrabandë me produkte ushqimore me vlerë mbi 10 mijë euro Foto: Ilustrim

Rreth orës 12:30, një autobus i linjës ndërkombëtare është ndalur për kontroll rutinë doganor. Pasi pasagjeri deklaroi se nuk kishte mallra për t’u paraqitur, automjeti u selektua për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda autobusit, doganierët zbuluan një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara – 620 pako çokollata, me një peshë totale prej 1,380 kilogramësh dhe vlerë mbi 10,000 euro.

Mallrat e padeklaruara u konfiskuan menjëherë, ndërsa ndaj personit të përfshirë u inicua procedura për kundërvajtje doganore, sipas legjislacionit në fuqi.

Dogana e Kosovës ka theksuar se transporti i tillë i produkteve ushqimore, në kushte të papërshtatshme dhe jashtë kontrolleve zyrtare, paraqet rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, pasi produktet mund të dëmtohen, të kontaminohen ose të mos jenë në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore.

Dogana e Kosovës vijon të jetë e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare, mbrojtjen e tregut dhe parandalimin e çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More