12.09.2019, 16:07

Dogana mbledh miliona euro të hyra

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur një rekord në mbledhjen e të hyrave,  duke i mbledhur 800 milionë euro, prej kur është themeluar.

“Në vitin jubilar të doganës (20 vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milionë euro në javën e dytë të shtatorit. Pra kjo paraqet një të arritur të madhe si dhe një lajmë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Në krahasim me vitin paraprak, sipas Doganës, tregon se të hyrat janë rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milionë euro.

LEXO EDHE:  E njoh pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’

“Derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milionë që paraqet rritje prej 31 milion euro më shumë apo 4% më shumë. Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera”, thuhet tutje.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.