Ky forum i rëndësishëm mbledh së bashku administratat doganore dhe ekspertë të tregtisë nga e gjithë bota për të diskutuar dhe përmirësuar proceset e certifikimit të origjinës.

Rregullat e origjinës janë një element kyç në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare. Ato përcaktojnë se ku janë prodhuar mallrat dhe ndihmojnë në zbatimin e politikave tregtare, siç janë tarifat dhe kuotat.

Diskutimet në Bruksel janë të përqendruara në rritjen e transparencës, konsistencës dhe efikasitetit në proceset e certifikimit të origjinës. Qëllimi është të krijohen rregulla të qarta dhe të thjeshta, të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe do të parandalojnë praktikat e pa drejta.

Dogana e Kosovës po merr pjesë aktive në këtë forum të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e rregullave të drejta dhe të harmonizuara të origjinës. Pjesëmarrja e saj në këtë proces rikonfirmon përkushtimin e institucionit për të rritur efikasitetin tregtar dhe për të përafruar praktikat e veta me standardet më të larta ndërkombëtare.

Kjo është një shenj e qartë se Dogana e Kosovës po punon në mënyrë aktive për të përmirësuar mjedisin tregtar në vend dhe për të lehtësuar integrimin e Kosovës në ekonominë globale.