Do të befasoheni nga emrat e politikanëve që kanë privatizuar tokë

19.10.2020

Anëtari i komisionit hetimor i Kuvendit të Kosovës rreth procesit të privatizimit, Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së, në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se ky komision është themeluar me iniciativë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Sipas tij, publiku do të befasohet me emrat e atyre që kanë privatizuar. “Pjesë e komisionit është hetimi […]

Do të befasoheni nga emrat e politikanëve që kanë privatizuar tokë Foto: Ilustrim

Anëtari i komisionit hetimor i Kuvendit të Kosovës rreth procesit të privatizimit, Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së, në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se ky komision është themeluar me iniciativë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas tij, publiku do të befasohet me emrat e atyre që kanë privatizuar. “Pjesë e komisionit është hetimi rreth atyre që kanë privatizuar dhe formën se si kanë privatizuar”.

“Do të dalin emra që kanë qenë kritikuesit më të mëdhenj të privatizimit. Emra që janë aktiv në politikën kosovare që më së shumti kanë folur kundër privatizimit”, ka thënë Hoxha.

I pyetur për emrat se kush janë ata politikanë që kanë privatizuar, Hoxha nuk ka dashur të zbulojë emra me arsyetimin se hetimet janë duke vazhduar ende.

“Nuk do të doja të zbuloja emra tash, por komisioni do të jetë transparent dhe në fund do t’i publikoj të gjithë emrat e atyre që kanë privatizuar. Emra të politikanëve të Kosovës”, ka thënë tutje ai.