DnV kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë të gjitha masat e reja anti-COVID

Koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim shpreh shqetësim për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-Covid.

Sipas DnV ky vendim është marrë në një kohë kur numri i personave të infektuar me Covid-19 është në rritje të vazhdueshme dhe kur masat parandaluese paraprake janë shkelur në pothuajse të gjitha aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike.

“Për më tepër, vendimi i Qeverisë është kontradiktor me vendosjen e masave të reja ndaj qytetarëve të Kosovës, (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), të cilët gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ RT-PCR të bërë më së largu 72 orë ose në të kundërt të vetizolohen për 7 ditë”.

Nga një anë ka lehtësim masash ndërsa në anën tjetër të njëjtat bëhen me strikte duke diskriminuar qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë.

Duke e ditur që shumë qytetarë me të drejtë vote janë nisur drejt Kosovës, kjo masë e re e Qeverisë e paralajmëruar me vonesë, mund të cenojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar”.

DnV kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë të gjitha masat e reja anti-Covid të cilat sipas tyre janë në kundërshtim edhe me rekomandimet e ekspertëve të fushës.

RAPORTO